E nderuara Presidente Jahjaga
I nderuari Kryeministër Mustafa
I nderuari Ministër i jashtëm Thaci
I nderuar Kryetar i Kuvendit Veseli
Në emrin tim personal dhe në emër të Forcës së Re Demokratike, ju përgëzoj për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian.
Le të jetë ky një hap i rëndësishëm në realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës dhe popullit shqiptar në përgjithësi për tu bërë pjesë e familjes europiane.
Shpresojmë se në një të ardhme të shpejtë do të ju urojmë edhe antarsimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Europian.
Me respekt,
Nazif Cungu
Kryetar i Forcës së Re Demokratike