Forca uron 8 vjetorin e pavarsisë së Kosovës

0

Forca e Re Demokratike ka dërguar mesazhe urimi në adresë të institucioneve më të larta të Kosovës, me rastin e 8 vjetorit të pavarsisë.

Në mesazhet e dërguara presidentes Jahjaga, kryeministrit Mustafa dhe ministrit të jashtëm Thaçi, thuhet se Kosova në një kohë të shkurtër dhe pas shumë sakrificave, ka arritur të vendosë standarde të larta institucionale dhe shtetërore, duke respektuar të drejtat e qytetarëve dhe pakicave. Shpresojmë se udhëheqsia e Kosovës me maturi dhe mençuri do të arrijë të zgjidhë të gjitha problemet e mbrendshme në të mirë të popullit të saj, thuhet në mes tjerash në urimin e nënshkruar nga kryetari i Forcës Nazif Cungu.