Kumtesë për opinion
Rasti i Port Milenës për komunën e Ulqinit do të bëhet pengesa kyesore jo vetëm për zhvillim te turizmit por edhe për jetën normale të qytetarëve tanë.
Ajo që ndodhi kësaj radhe, ngordhja e peshkut në sasira shumë të mëdha dhe pasojat e gjithë kësaj, duhen te hulumtohen urgjentisht, të merren masat dhe fajtorët të sillen para përgjegjësisë.
Në këtë rast dikush ka deshtuar: Komuna,NP “Ujesjellës-kanalizimi”,Kriporja apo shteti. Me këtë kumtesë, ftojmë të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të lartpermendur të organizojnë një takim të përbashkët dhe të marrin masa të rrepta para se të shperthejë ndonjë epidemi.
Askush nuk ka të drejtë të mbyllë sytë dhe veshët para këtij problemi akut.
Sistemi i kanalizimit në këtë zonë, pas 15 vitesh, është vendosur përsëri në funksion në sezonin e vitit 2012.
Kush ka fuqi ligjore dhe morale që të ndal funksionimin e kolektorëve nënujor?
Mjetet për vendosjen në funksion të këtyre kolektorve janë siguruar në vitin 2012 prej agjensisë turke TIKA.
Cka është me fillimin e realizimit të sistemit të kanalizimit për Bratice,Kodra,Totosh dhe Mal të Bardh?
Mjetet për këtë investim janë siguruar prej Bankës Europiane për Zhvillim në shumën prej 5,0 mil EUR.
Me këtë kumtesë Forca e Re Demokratike shpreh haptas paknaqësinë në lidhje me angazhimin e institucioneve dhe do të kerkojmë përgjegjësi pa marrë parasysh se kush është fajtor.
Shërbimi informativ i Forcës se Re Demokratike