Forca: Së shpejti nënshkrimi i aneksit me PDS

0

Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu, ka deklaruar për Dnevne Novine se së shpejti do të bëhet nënshkrimi i aneksit të marrëveshjes në mes kësaj force politike dhe PDS (DPS).

Ky aneks, thotë Cungu, do të shërbejë për kthimin e besimit ndërmjet palëve i cili për momentin nuk është në nivelin e duhur.

Sipas Cungut, Forca kërkon implementim të shpejtë të marrveshjes së nënshkruar në vitin 2012, sidomos në pikat me rëndësi për shqiptarët.

Ai u shpreh i pakënaqur me funksionimin e pushtetit lokal në Ulqin dhe tha se për këtë nevojiten bisedime me partnerët e koalicionit.

“Partnerët tanë të vegjël nga ish-Mali i Zi Pozitiv, tani URA, na sulmojnë pa kurrfar arsyeje. A janë duke përgatitur skenar të njëjtë si në Nikshiq dhe Podgoricë do të shihet me kalimin e kohës”, tha Cungu.

Edhe deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, u deklarua i pakënaqur me e realizimin e deritanishëm të marrveshjes me PDS. Sipas tiij, zgjedhjet lokale të njëpasnjëshme në disa komuna kanë ndikuar në këtë situatë, por kjo nuk është arsyetim për konfrontimet në mes PDS dhe PSD në lidhje me marrveshjen, pasi ato ishin në një listë të përbashkët.