FORCA përshendet arritjen e marrëveshjes PDK-LDK

    0

    Marrëveshjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka përshëndetur edhe partia kryesore e shqiptarëve në Mal të Zi, Forca e Re Demokratike.

    Nazif Cungu, udhëheqësi i kësaj partie, përmes një njoftimi për media, ka shprehur urimet e saj për arritjen e kësaj marrëveshje ndërmjet dy partive më të mëdha, siç shkruhet në njoftim.

    “Shqiptarët e Malit të Zi e kanë përcjellë me vëmendje gjendjen politike në Kosovë dhe arritjen e marrëveshjes së mirëpritur në interesin më të mirë të Kosovës. Urojmë konstituimin sa ma të shpejtë të institucioneve dhe suksese në qeverisjen e Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

    Perveç Cungut arritjen e koalicionin e kanë pershendetur edhe Kryeministri i Shqiperise Edi Rama, Sali Berisha dhe Ali Ahmeti urimet e te cileve e kan percjellur medijat kryesore ne Kosove.