Forca: Mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit

0

Kumtesë për media

 

Sot, me 28 Nëntor, shqiptarët pa dallim feje apo krahine grumbullohen rreth mesazhit që na lanë amanet të parët tanë. Mesazhit të unitetit kombëtar, të luftës kundër përçarjeve dhe dallimeve, të ngadhnjimit ndaj atyre që na luftuan dhe të paqes me ata që na ndihmuan.

Sot, shqiptarët festojnë lindjen e tyre, jo si komb, por si forcë e pamohueshme në të gjitha lëvizjet  sociale, ekonomike dhe politike të Ballkanit , dhe në të ardhmen pse jo edhe të Europës.

Forca e Re Demokratike, si subjekti më i madh shqiptar në Mal të Zi, uron që kjo datë të mos jetë vetëm kujtim i së kaluarës por edhe nxitje për bashkim në të ardhmen. Bashkim i cili njëherë e mirë do ti ngrisë shqiptarët në pozitën që meritojnë përkrah vendeve të Europës.

Urime 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit .

 

Ne respekt,

Nazif Cungu

Kryetar i Forcës së Re Demokratike