Forca-Krajë: “Festa e gështenjave” është kthyer në promovim politik të individëve

0

Keshilli Komunal i Forces se Re Demoratike pershendet reagimin e diaspores ne lidhje me organizimin e “Festes se Geshtenjave” ne Kraje.Ne si keshill se bashku me anetaret e “Koalicionit Shqiptar” kemi vite qe kemi kritikuar menyren e organizimit te ketij manifestimi i cilin per nga natyra do duhej te ishte nje panair i vlerave kulturore dhe bujqesore te kesaj treve dhe jo te promovoj politikat e vellazerim bashkimit te cilat kemi shpresuar se i kemi tejkaluar qe ne vitet e 90-ta apo te shfryohet nga individ per tu promovuar personalisht dhe per shfrytzime politike.

Gjithsesi nuk jemi te habitur sepse nje gje te tille e kemi pritur dhe ishte nje nga arsyet se pse ne sebashku me anetaret e te gjitha partive shqiptare nuk pranuam te jemi pjese e keshillit te bashkisese lokale. Ne jemi pro cdo manifestimi,gje qe e kemi vertetuar dhe me ndihmen e vazhdueshme brenda mundesive modeste por kerkojm qe keto raste te jene nje mundesi e krajaneve per te promovuar traditen kombetare dhe bujqesore nen tingujt shumevjecar te folklorit shqiptar dhe jo me “gusle” nga Plevlja.
Keshilli Komunal i Forces se Re Demokratike

Tivar