Forca i drejtohet kryetarit Gjeka: Të anullohet vendimi për ashensorin në Kala

0

Forca e Re Demokratike i ka dërguar një shkresë kryetarit të komunës Fatmir Gjeka ku i kërkohet anullimi i vendimit të komisionit për ashensorin në Kala.

Kjo parti ankohet se kryetari nuk ka respektuar marrëveshjen e koalicionit që ashensori të vendoset në ndonjë lokacion tjetër e jo në atë që parasheh vendimi i komisionit, pasi ai aktual është në kundërshtim me PU të Ranës ku ajo zonë është e paraparë si zonë e gjelbër. Poashtu, ashensori në atë vend nuk përputhet me ambientin e qytetit të vjetër dhe as kriteret e UNESCO-s.

Në shkresë thuhet se ndryshimi e vendit të ashensorit nuk pengon vazhdimin e realizimit të planit në zonat tjera.

 

Dok1 Dok2