Forca fton organizatat ndërkombëtare të monitorojnë zgjedhjet lokale

0

Kumtesë për media

Duke dashur që zgjedhjet vendore që do të mbahen në 4 shkurt në Komunën e Ulqinit të jenë sa më të lira dhe të rregullta,   Forca e Re Demokratike ftuar faktorin ndërkombëtar të pranishëm në Mal të Zi që t’i monitorojë ato.  Gjatë javës së kaluar FORCA ka kontaktuar organizatat kryesore ndërkombëtare të pranishme në Mal të Zi, sikurse janë OSCE dhe Bashkimi Evropian si dhe ambasadat e vendeve më të rëndësishme si SHBA,  Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia etj. që të dërgojnë përfaqësues të tyre gjatë fushatës si dhe gjatë ditës së zgjedhjeve për të garantuar një fushatë fer dhe një proces sa më të ndershëm.  FORCA shpreh mirënjohjen për gatishmërinë e treguar nga miqtë e huaj dhe në ditët në vijim pritet që Ulqini të vizitohet nga diplomatë të ndryshëm që do i ndjekin këto zgjedhje nga afër.

Të njëjtën ftesë FORCA ia ka dërguar edhe organizatave joqeveritare kryesore në vend me shprësën që shoqëria civile do të ndihmojë që zëri i qytetarëve të dëgjohet i saktë dhe i pamanipuluar në 4 shkurt. Në zgjedhjet e kaluara FORCA ka denoncuar dhe evidentuar blerje votash e parregullsi të tjera të procesit zgjedhor dhe kjo është arsyeja përse ka kërkuar ndihmën e aleatërve ndërkombëtar si dhe shoqërisë civile për të parandaluar përsëritjen e tyre.

Press shërbimi

Forca e Re Demokratike – FORCA