Forca dhe PDS (DPS) kanë nënshkruar sot aneksin e marrëveshjes (video)

0

Kryetari i Forcës Nazif Cungu, dhe ai i PDS (DPS) Millo Gjukanoviq, kanë nënshkruar sot aneksin e marrëveshjes së koalicionit i cili parasheh implementimin e normave ligjore për pjesmarrjen e pakicës shqiptare në qeverisje.

Gjithashtu kjo marrëveshje parasheh edhe zgjidhjen e një numri të konsiderueshëm çështjes së pazgjidhura të popullatës shqiptare në Mal të Zi.

Gjukanoviq dhe Cungu u shprehen të kënaqur me arritjen e marrëveshjes si dhe me avancimin e bashkëpunimit në mes antarëve të koalicionit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë edhe përfaqsuesit tjerë të partive të koalicionit, kryetari i Partisë Boshnjake Rafet Husoviq, kryetarja e Iniciativës Qytetare Kroate Maria Vuçinoviq si dhe nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu.

Përfaqsuesit e partive të pakicve gjithashtu shprehen kënaqsinë e tyre për nënshkrimin e aneksit dhe forcimin e partneritetit i cili ka për qëllim afirmimin sa më të madh të popujve pakicë në Mal të Zi.

/Mina/