Forca dënon dhunën ndaj sekretarit Gorana

0

Forca e Re Demokratike ka dalur me një deklaratë për media me të cilën ka dënuar ashpër sulmin ndaj Sekretarit për cështje komunale Mustaf Gorana.

Nga kjo parti i bëjnë thirrje organeve kompetente ta trajtojnë cështjen si sulm ndaj personit në detyrë, pasi dhuna ndaj Goranës ka të bëjë me punën e tij si Sekretar për urbanizëm, detyrë që e kryente deri para disa muajsh.

Ato poashtu i bëjn thirrje mediave dhe sektorit civil që të dënojnë sulmin ndaj sekretarit Gorana, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen, kurse fajtorët të përgjigjen para ligjit.