Forca anullon koktejin e fundvitit.Të hollat për bamirësi

0

Në një kumtesë të dërguar mediave, Forca e Re Demokratike ka njoftuar se kokteji tradicional që kjo parti organizon për cdo vit, është anulluar dhe se të hollat e parapara për këtë koktej do të shkojnë për bamirësi.

Më poshtë kumtesa e plotë…

 

Kumtesë për media

Me rastin e festave të fundvitit Forca e Re Demokratike njofton të gjithë qytetarët që Kokteji i fundvitit i cili me tradicionalitet organizohet për plotë tetë vite me rradhë, anulohet këtë vit për shkak të gjendjes së rëndë financiare dhe ekonomike të qytetit tonë dhe që mjetet e parapara për këtë eveniment do të jenë të dhuruara familjeve në nevojë. Ështe më se e nevojshme që në keto ditë festash të kemi një senzibilizim sa më të madh për ato të cilët janë në gjëndje të rëndë ekonomike. Kjo nuk duhet të jetë obligim vetëm i organizatave bamirëse, por i çdo subjekti politik apo ekonomik, privat apo publik, obligim i cdo njërit nga ne. Dhurata më e shtrenjtë që mund të dhurohet, pamvarësisht rasti, kremtimi apo evenimenti, është padyshim përkushtimi dhe senzibiliteti i mirëkuptimit në jetë.

Urojmë që ky vit i ri të sjellë paqe, harmoni dhe begati në shtëpitë tuaja.Edhe njëherë gëzuar dhe për shum mot festat e fundvitit!

Forca e Re Demokratike