Fondacioni “Studenti”: Garat e recituesve të rinj – Ulqin 2016

0

Fondacioni “Studenti” do të organizojë të mërkurën, më 1 qershor 2016, Garat e recituesve të rinj – Ulqin 2016. Kjo veprimtari zhvillohet në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, si shenjë vëmendjeje dhe kujdesi ndaj tyre.
Garat e recituesve të rinj organizohet për të njëmbëdhjetin vit me radhë dhe është e vetmja veprimtari e këtij lloji që zhvillohet në Komunën e Ulqinit. Qëllimi i saj është zhvillimi i frymës garuese, zbulimi i talentëve të rinj, afirmimi i tyre, shkëmbimi i përvojave, zhvillimi i ndjenjës së bashkëpunimit ndërmjet nxënësve etj.

Garat do të mbahen në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës – Ulqin dhe fillojnë në orën 20.00.