Flutur M. Mustafa: Vazhdon suksesi i dramës “Servantesi dhe Dulcinea”

0

Servantesi dhe Dulcinea e tij bashkë me Kapedan Arnaut Mamin dhe Mehmet Begun, shoqëruan sot gazetarët e TV PRVA të Malit të Zi në qytetin e vjetër të Ulqinit.

– Ky interesim për Ulqinin si qytet të Servantesit nuk është i rastësishem. Kjo ndodhi pas zbulimit të varrit të tij dhe gjetjes së disa dokumenteve në të cilat mendohet të jetë e dëshmuar edhe ardhja e tij në Ulqin, mirëpo përderisa këto dokumente nuk janë bërë akoma publike, historianët nga gjithë Evropa po merren me studime më të thelluara, kurse gazetarët po i ndjekin hap pas hapi.

– Miguel de Servantes u bë i njohur me veprën e tij “Don Kishoti” vepra letrare më e përkthyer në botë në keto 400 vite.

– Ekipi i Teatrit të qytetit të Ulqinit (Teatri Dulcinea në themelim), sot e vendosi më ndryshe në skenën e improvizuar pikërisht në Tregun e Robërve në Qytetin e Vjetër të Ulqinit, disa skena nga Shfaqja “Servantes dhe Dulcinea”.

– Gjatë intervistës dhe diskutimeve u përmenden shumë emra të detarëve ulqinakë e ndër ta edhe Ali Uruci. U vecua më së tepermi Kapedan Arnaut Mami i cili është i spikatur si një trim dhe detar i zoti. Se a e ka sjellë ai apo jo Servantesin rob në Ulqin, këtë ia lemë historianeve dhe studiuesve të merren. Hipoteza qëndron dhe legjenda është më e gjallë se kurrë.

– Ia vlen të ceket dhe të theksohet se teksti dramaturgjik i “Servantes dhe Dulcinea” nuk është i bazuar në romanin “Don Kishoti” por vetëm në legjendën e zënies rob të Miguel de Servantes në Ulqin.

– Ekipi i kësaj shfaqjeje,pohon se nuk do të ndalet me kaq, dhe në plan kanë dhe shumë projekte të tjera për të realizuar Mjafton vullneti, puna profesionale në grup dhe mirëkuptimi.

– Ekipi e TV PRVA, mbeti i habitur dhe i surprizuar në gatishmërinë tonë për bashkpunim.

– Në emër të të gjithë ekipit në intervistë foli vetëm Regjisori Munib Abazi. Ai me pak fjalë shpalosi gjithë punën një vjecare në lidhje me këtë shfaqje që ka bërë bujë kudo në vendet e rajonit, vecanërisht në këto qytete përpos se në Ulqin: Bijelo Polje (shpërblehet me vendin e II, Aktorin më të mirë mashkull nga juria, Aktoren më të mire femër nga publiku dhe Kostumografia më e mirë, në Festivalin e 44 të dramës amatore) , në Tiranë dhe Durrës me një audiencë rekord e poashtu edhe në Prishtinë.

– Regjia: Munib Abazi
Skenari : Flutur Mustafa, Jenuz Abazi
Kostumografia: Jetmira Hoxha
Muzika: Ardian Hasanaga
Skenografia: Agron Ujkashi

Aktoret: Shefqet Luca, Flutur Mustafa, Muho Uruci, Atif Hasanaga, Jenuz Abazi, Barbana Draga , Albana Kurti, Edina Mustafiq, Iliriana Rama , Samir Ismajli, Ali Peri, Xhemal Peri, Suad Bejta, Bashkim Alaj, Ardi Veliqi, Eldin Kurti, Sakib Lika, Osman Leskovci.

Falenderoj të gjithë ekipin për bashkpunimin duke iu uruar jetë të gjatë dhe suksese në karrierën e tyre.