Fitore historike: Shqipëria për herë të parë në Kampionatin Europian

0

Humbja e hidhur ndaj Serbisë duhet të harrohet sa më shpejt, pasi skuadra jonë kombëtare sonte feston një rezultat historik.

Me fitoren e madhe 0-3 ndaj Armenisë në Jerevan, Shqipëria për herë të parë në histori siguron kualifikimin në një turne të madh.
Sot kuqezinjtë treguan një lojë të mirë, dhe përvec tre golave patën edhe dy mundësi tjera të mira për të shënuar.

Shqipëria kaloi në avantazh 2-0 qysh në pjesën e parë me autogol të Hohvannisyan dhe gol të Gjimshitit, kurse fitoren e vulosi Armando Sadiku i cili hyri në lojë në vend të Cikalleshit.
Pas fishkëllimes së fundit të gjithë lojtarët dhe stafi u hodhën në përqafime dhe festim plotësisht të merituar.