Filmi “Burrneshat”, i pari film shqiptar në Berlinale

    0

    Filmi kosovar “Burrneshat” me regji të regjisores italiane Laura Bispuri dhe skenar të Laura Bispuri dhe Francesca Manieri do të jepet premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit, i cilido të mbahet më 12 shkurt.

    Ky film i metrazhit të gjatë do të jetë në konkurrencë zyrtare për Ariun e Artë në festivalin e madh Berlinale, i cili do të mbahet prej 5 -15 shkurt 2015 në Berlin.

    Burrneshat” është filmi i parë i mbështetur nga QKK që hyn në konkurrencë zyrtare në Berlinale, ndërsa pritet që në tepihun e kuq të këtij festivali këtë vit të parakalojnë edhe aktorët kosovar Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj, pjesë e këtij filmi.

    Sipas një njoftimi të Qendrës Kinematografike, filmi është i mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana” dhe flet për Hana Doda e cila ende një vajzë e vogël, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo pёr gratë në malet e ashpra të Shqipërisë.

    Nё rolin kryesor luan aktorja Italiane Alba Rohrëacher e cila nё katёr festivalet e fundit nё Venecia ka fituar tre herё si aktorja mё e mirё, dhe nё karrierёn e saj numëron mbi 20 çmime tё rёndёsishme ndёrkombёtare.

    Në rolet tjera janë aktorët shqiptar si Flonja Kodheli e cila ka luajtur në filmin francez “Jashtë Mureve”, “Amsterdam Express” si dhe në rolin kryesor në filmin “Bota” pastaj luan edhe aktori Bruno Shllaku i njohur për filmat “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Gjaku i Arbrit” etj.