Fillon fushata kundër partive shqiptare

1

Disa media në Mal të Zi, dikur të respektuara dhe të njohura për qëndrime deri diku neutrale, vitet e fundit janë shëndërruar në tabloide që i përngjajnë “Informerit”.
Edhe pse cdokund në botë mediat përfaqësojnë qëndrimet e pronarëve, ato seriozet u shmangen “senzacionaliteteve” të kota që mund të cojnë në uljen e kredibilitetit.
Kjo sic duket nuk vlen për shumicën e mediave në Mal të Zi, sidomos kur ato përballen me rejtingun e dobët në popull të partive që përkrahin. Në këtë rast nuk ka nevoj për sqarim se për cilën parti bëhet fjalë.
Në kuadër të kësaj, gazeta “Vijesti” sot ka dalë me një artikull “senzacional” sipas të cilit nënkryetari i Komunës së Ulqinit Arian Murati , promovon Shqipërinë e Madhe.

Ky promovim, sipas “feeling”-ut gazetaresk të kësaj gazete, u bë me postimin në facebook të biletës për ndeshjen “Shqipëri-Maqedoni” e cila luhet në Shkodër, dhe kartës së antarsimit në shoqatën e tifozave, në të cilën shihet harta e Shqipërisë së Madhe.
Murati është përgjegjur se nuk merret me dizenjimin e kartave të antarsimit, dhe se thjesht është tifoz i cili do të përcjell ndeshjen.
Ajo cka bie në sy është se ky artikull nuk ka të bëjë me Muratin, por me tepër me fillimin e luftës parazgjedhore kundër partive shqiptare, dhe tentativë të qasjes ndaj votave pro serbe. Duhet kujtuar se URA , PSP dhe Demos kanë nënshkruar marrëvedhjen për koalicion në zgjedhjet e ardhshme.
Eshtë për të ardhur keq që degjenerimi i mediave të vetëquajtura “profesionale” ka arritur në nivelin e fletushkave partiake.
Por ky është Ballkani….

1 Koment

Comments are closed.