Fillon eksproprijimi për investimin 5 milion euro ne kanalizim

0

Kryetari i Komunës Nazif Cungu në takimin e sotëm në hotelin Dolcinium, ku marrin pjesë përfaqsuesit e Agjensisë për tërheqjen e investimeve të huaja dhe afaristët e qytetit, njoftoi se prej ditës së djeshme ka filluar eksproprijimi i pasurisë i cili i paraprin investimit prej 5 milion euro në kanalizim. 

Ky investim përfshin ndërtimit e rrjetit të kanalizimit në lagjet Braticë, Mal të Bardhë, Totosh dhe Kodra. 

Kryetari Cungu tha se pas përfundimit të eksproprijimit do të shpallet edhe tenderi për realizimin e këtoj investimi.