Filloi Akademia Rajonale për Demokraci

0

Në Budva është duke u mbajtur seminari i  parë i Akademisë Rajonale për Demokraci, një iniciativë e përbashkët e shtatë shkollave të studimeve politike nga rajoni, me mbështetjen e Këshillit të Evropës .

Takimi u hap nga Boris Raoniq, president i Aleancës Qytetare, Sonja Licht presidente e Fondit të Beogradit për ekselencë politike, Pierre Mirel dekani i Akademisë Rajonale për Demokraci  dhe ish- drejtor i përgjithshëm për Zgjerimin në Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Matjaz Gruden drejtori i Planifikimit të Politikave Këshillin e Evropës , si edhe Nils Rangar Kamsvag , ambasadori norvegjez në Mal të Zi , Serbi dhe Maqedoni .

F58A0715 (1)

Akademia Rajonale për Demokraci sjell së bashku 50 politikanë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor . Brezi i tretë i kesaj akademie,  gjatë vitit , do të kalojë nëpër katër seminare dhe një vizitë në qytetin e Berlinit.

Qëllimi i Akademisë është lidhja dhe shkëmbimi  i edukimit ndërmjet brezit të ri vendimmarrësish në rajon, në kontekstin e integrimit evropian . Ajo përfshin parlamentarë, kryetarët e komunave , përfaqësues të lartë të partive politike dhe një numër më të vogël të përfaqësuesve të organizatave qeveritare dhe të shoqërisë civile nga shtatë vende: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Kosova, Maqedonia dhe Serbia.

Nga Ulqini, në seminar merr pjesë Ardijan Mavriqi, si nënkryetar i komunës dhe përfaqsues i Forcës së Re Demokratike.


Në seminar , pjesëmarrësit do të diskutojnë çështjet e qeverisjes së mirë, arritjet demokratike gjatë tranzicionit , demokracinë lokale , rolin e mediave, dhe pjesëmarrjen e akterëve jo-shtetërorë në vendimmarrje .

Seminari i parë zgjat deri të dielen.