Fillojnë plasaritjet e para në PSD (SDP)

0
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Fitorja e Ranko Krivokapiqit për kryetar në kongresin e sapo mbajtur, duket se ka shkaktuar edhe plasaritjet e para në këtë parti.

E gjersa zyrtarët e lartë që haptas kanë përkrahur Brajoviqin nuk po ndigjohen, baza e aktivistëve dhe aparatçikëve lokalë kanë filluar një luftë të hapur nëpër rrjetet sociale dhe mediat.

Shkas për këtë duket se ka qenë edhe shkarkimi i Marija Blagojeviq nga posti i kryetarës së Forumit Rinor.

Sipas Këshillit Kontrollues të kësaj partie, Blagojeviq është shkarkuar sepse ishte zgjedhur në kundërshtim me Statutin e partisë, pasi në kohën kur është zgjedhur ka pasur 29 vjet, cka është në kundërshtim me rregullat e parapara me këtë statut.

Forumi rinor nuk është pajtuar me këtë akt, dhe si arsye kryesore të shkarkimit kanë theksuar përkrahjen e saj ndaj kandidatit Ivan Brajoviq.

Nga kjo “luftë” nuk kanë qëndruar larg as zyrtarët/aktivistët shqiptarë të kësaj partie, të cilët dihet se ishin rreshtuar përkrah Brajoviqit, dhe kanë mbushur rrjetet sociale me mesazhe habie, pakënaqsie dhe dorëheqje virtuale.

Gjithë kjo situatë duket paksa e pazakontë për skenën politike në Mal të Zi. Të mësuar me carje partiake nga maja e kokës, tani po vërejmë një tendencë plasaritje nga poshtë.

Sa do zgjasë kjo komedi nuk dihet, por është një moment i rrallë në politikën tonë, dhe si i tillë meriton sadopak vëmendje.

 

SPD1122