Filloi vendosja e kulmit në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj

0

Nga Esad Gjonbalaj
Foto: Kelmend Ahmetaj

Komuna e re Gucisë si duket ka filluar të ndikojë sado pak me angazhimet e saj në mirëqenien e qytetarëve. Para disa ditësh filloi vendosja e kulmit në Shtëpinë e Kulturës në fshatin Vuthaj.

Çatia e Shtëpisë së Kulturës ishte rrezuar nga bora para 5 viteve dhe ishte neglizhuar për një kohë të gjatë nga institucionet e komunës së Plavës. Një gjendje e tille e Shtëpisë se Kulturës e cila ishte shndërruar ne një gërmadhë i jepte një pamje te shëmtuar edhe fshatit.

Siç na informoi Sekretarja e Sekretariatit për Rregullimin Hapësinor dhe Pronësi, në komunën e Gucisë , znj. Havaja Prelvukaj, ky është një fillim i mbarë për te dëshmuar se ne si komunë po ndikojmë në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë edhe pse buxheti i komunës është i kufizuar. Vlerësojmë se ky investim, sado modest që duket, në shikim të parë është shume i qëlluar i institucioneve përkatëse të Gucisë.

 

 

/illyriapress.com/