Për nder të 104 vjetorit të Kryengritjes së Malsisë, shoqëria artistike “Dedë Gjon Luli” me përkrahjen e Këshilit kombëtar të shqiptarëve organizon program artistik.
Ky program do të mbahet me datën 6 prill në ora 20.00 në restoranin “Troja” në Tuz.
Përveç kësaj shoqërie artistike, të pranishmit do ti argëtojnë edhe këngëtarët e njohur si Lindon Camaj, Ilir Shaqiri si dhe aktori i mirënjohur nga Shqipëria Mirush Kabashi.