Festivali i jahteve në Kanë dhe Monako

0

Edicioni i 37 i festivalit të jahteve, i cili konsiderohet si takimi i fundit vjetor në det, u mbajt edhe këtë vit në Kanë dhe Monako. Në Kanë, festivali është zhvilluar nga data 9 deri më 14 shtator 2014.

Riviera franceze është e njohur për glamur, andaj festivali i jahteve në Kanë i kombinuar me shfaqjen e jahteve në Monako , vetëm e konfirmon këtë fakt.  Pjesa tjetër, gjegjësisht shfaqja e jahteve në Monako, u mbajt javën e kaluar, nga data 24 deri më 27 shtator. Ky i fundit ishte i frekuentuar nga një numër i madh vizitorësh, megjithëse hyrja për person ka kushtuar 150 €.

Edicioni i këtij viti ka shfaqur më shumë se 580 anije, 25% e të cilave janë premiera botërore.

Shipman 59 nga Seaway Yachts, i gjatë 18.9m, i mahniti vizitorët me bukurinë e tij, por edhe me karakteristikat që ka. Veçohet nga të tjerët pasi njihet si jaht që nuk mund të fundoset, falë konstruksionit nga karbon-epoksi dhe krenohet me teknologjinë hibride me zero emision.

Për ata që preferojnë një jetë të qetë, Silent 76 me katër kabina, nga Witness Admiral Sail, është me siguri jahti më i madh dhe ndoshta më pak i zhurmshëm që keni parë ndonjëherë – 23m i gjatë. Enterieri i tij përmban oniks, mermer dhe lëkurë, gjë që e bën atë të duket më shumë superjaht sesa disa varka me vela me performancë jashtëzakonisht të lartë.

Sidoqoftë, si përfudim mbetet që nuk do të jetë asnjë më i madh e as unik sesa Ocean Paradise, 55m i gjatë, i cili ishte “ylli” i edicionit të vitit të kaluar, i ndërtuar nga Benett, pronë e investitorit Adrian Lee dhe pronarit të Klapsons Hotel në Singapor.

 

 

jaht1 Jaht2 jaht3 jaht4