Festivali Folklorik “Rapsodia Shqiptare”: Blerim Marshiqi merr mirënjohjen e Drenicës

0

Me 28 nëntor në Drenicë përfundoi Festivali Folklorik “Rapsodia Shqiptare” i cili i kushtohej heroit të madh Adem Jasharit.

Përfaqsuesi i shqiptarëve të Malit të Zi në këtë festival ishte këngëtari Blerim Marshiqi nga Kraja, i cili arriti të kalojë në natën finale ndër 12 më të mirët e festivalit.

Ai me paraqitjen e vet arriti të ngrejë në këmbë publikun në festival, dhe të marrë duartrokitje të shumta.

Drejtori i festivalit z.Hajriz Koci në fund ndau edhe mirënjohje për Blerim Marshqin, si dhe falenderimet e ngrohta për pjesmarrjen e tij në festival.

Përvec zyrtarëve të shumtë të shtetit të Kosovës, në festival ishin të pranishëm edhe pjestarët e familjes Jashari.