Festival i muzikës elektronike në Adë

0

Prej 4 deri me 6 shtator në Adë do të mbahet festivali i muzikës elektronike “Groovy Castel Nuovo Open Air 2015”.

Organizatorët njoftuan se gjatë 3 ditëve dhe 3 netëve do të mblidhen më shumë se 20 artistë nga Zvicra, Gjermania, Serbia dhe Mali i Zi.  Yjet e programit janë Broown Terry Lee Junior, Toni Rios, Yvan Genkins, Siopis.

Paraqitjen e parë do ta ketë Yvan Genkins nga shtëpia e famshme muzikore Suara, si dhe Siopis nga Get Physical .

Organizatori njofton se publiku do të ketë mundësi për të dëgjuar disa nga DJ-të më të mirë në ditët e sotme.

Do të parqiten edhe DJ-lokal si AudioStorm, z Jools, Raven TK, Rayo, Boris Kuzman, Budo Sukovic, Alex Milun, Goran Ivanovic dhe PS GroovyCatelNuovo me ekipin e tij të përbërë nga BODZIO dhe Sofre 85.

Biletat për festivalin elektronik mund të gjenden paraprakisht me një çmim prej 12 euro për komplet, ndërsa çmimi i biletës një-ditore është 8 euro.

Në hyrje cmimi i biletave do të jetë 18 euro për komplet, ndërsa për biletë një-ditore 10 euro.

Dita e fundit e fundjavës do të jetë dhuratë i ekipit Groovy Castel Nuovo, dhe hyrja do të jetë falas.

Biletat mund ti rezervoni përmes e-mail ose në faqen zyrtare në facebook të Groovy Castel Nuovo.