Fejziq unanimisht rizgjidhet reis

0

Rifat Fejziq u rizgjodh sot me të gjitha votat pro si reis i ri i Bashkësisë Islame në Mal të Zi.

Ai fitoi mbështetjen e 39 antarëve të trupit zgjedhor dhe ishte kandidati i vetëm për post, cka zgjedhjen e tij e bëri vetëm formalitet.

Fejziq ishte reis edhe në mandatin e mëparshëm.

Pas rizgjedhjes, urimet e para erdhën nga kryetari i Partisë Boshnjake Rafet Husoviq.