FED Cup: Sot u luajtën ndeshjet e fazës së dytë

0

Në fushat e klubit “Bellevue”  turneu FED Cup sot shënoi ditën e tij të katërt. Në program ishin ndeshjet përfundimtare në grupe si dhe ato për vendet 9-12 dhe 5-8.

Pvr vendet 9-12 Mali i Zi i humbi të trija ndeshjet ndaj Algjerisë, kurse Namibia doli triumfuese ndaj Islandës.

Në ndeshjen për vendet 5-8 Norvegjia mundi Armeninë kurse ndeshja ndërmjet Qipros dhe Maqedonisë do të luhet nesër.

Nëse nuk do të ketë reshje, e shtuna është edhe dita e fundit e turneut, përndryshe ndeshjet do të shtyhen një ditë më pas. Përvec Qipros dhe Maqedonisë, në program janë edhe ndeshjet kualifikuese ndërmjet Lituanisë e Moldavisë dhe Danimarkës me Greqinë.

Më poshtë mund të shihni rezultatet e ditës së sotme.

 

Për vendet 9-12

Island   –   Namibia           0 – 3

Mali i Zi   –   Algjeria         0 – 3

 

Për vendet 5-8

Armenia   –   Norvegjia    0 – 3

Qipro   –   Maqedonia     nesër