FED Cup: Mbërrijnë tenistet e para, sonte hapja solemne

0

Turneu ndërkombëtar i tenisit FED Cup, i cili do të mbahet në qytetin tonë prej 13 deri me 18 prill, sonte në hotelin “Otrant” do të ketë edhe hapjen e tij solemne.

Ceremonia e hapjes do të fillojë në ora 19.00.

Ky turne me renome botëror do të mbahet në fushat e tenisit të klubit “Bellevue”, dhe përveç tenisteve të reja pritet edhe ardhja e numrit 5 në rënditjen WTA, danezes Caroline Wozniacki.

Ndërkohë, tenistet e para të disa kombëtareve sot kanë mbërritur në Ulqin, kurse pjesa tjetër do të vijë në ditët në vijim, në varësi të kalendarit të ndeshjeve.

Ato shfrytëzuan ditën me diell dhe nën organizimin e OT-së Ulqinit dhe PR të turneut Armend Milla, vizituan Plazhin e Vogël dhe  Kalanë e Ulqinit.

Në fund, për tenistet dhe antarët tjerë të këtij organizimi, në lokalin “Riva” u shtrua edhe një koktej modest.