Farmacia “Pharmalife” hap qendër edukative për astmën

0

Qendra Edukative mbi Astmën e farmacisë “Pharmalife” ofron këshilla në trajtimin dhe sjelljen e pacientëve që jetojnë me astmë, i ndihmon ata për të ruajtur kontrollin dhe për të arritur rezultatet më të mira me përdorimin e numrit sa ma të vogël të ilaçeve.

Në qendrën Edukative mbi Astmën, pacientët do të  gjejnë këshilla në përdorimin e të gjitha pompave të inhalimit, përdorimin e duhur të ilaçeve, kontrollet e nevojshme dhe mënyrën e jetesës me astma.

Në “Pharmalife” çdo herë do jetë e mundëshme të përdoren PeekFlow Metrat që masin rrjedhjen e pikut espirator dhe në këtë mënyrë ta mbajnë nën kontrollë astmën dhe njëkohësishtë trajnimin në përcjelljen e parametrave të PeekFlow metrave shtëpiak.

Qendra Edukative mbi Astmën e farmacisë “Pharmalife” e udhëheq magjistra e farmacisë  “mr.ph.  Mehrixhana Dervishi Llazorja,  e cila zotëron certifikatën e farmacistit të avancuar “SmartPharmacyst” për drejtimin e një qendre edukative të astmës.

Të gjitha shërbimet janë falas!