Faqja zyrtare e Komunës: Publikohet grafiku i emërtimeve të reja të rrugëve

0

Më 16.11.2015 në Kuvendin Komunal u miratua vendimi për emërtimin e pjesës së mbetur të rrugëve në Ulqin.

Në faqen zyrtare të komunës së Ulqinit http://www.ul-gov.me/Pr-Ulqinin/157/Harta-e-qytetit.shtml , mund të gjeni të githë emrat e rrugëve si dhe paraqitjen grafike të tyre sipas zonave.

Kryetari i Kuvendit Komunal Fuad Haxhibeti, për portalin lajm.me tha se me këtë kompletohet me sukses një punë shumëvjeçare i këtij institucioni. Ai shfytëzoi rastin që të falenderojë drejtoreshën e Qendrës për sistem të infomacionit në Komunë, Teuta Mehmetin, për punën e saj në publikimin në një kohë rekord të gjithë këtij materiali.