Euro në rënie dramatike

    0

    Euro ka shënuar rënie rekord, duke qenë më ulët se kurrë më parë ndonjëherë në këto 9 vjet.

    Në këto kushte investitorët parashikojnë ndërhyrjen e Bankës Qendrore Evropiane për të stimuluar ekonominë.

    Euro ka rënë me 1.2% duke u shkëmbyer me 1.1864 me dollarin amerikan, duke shkuar kështu në nivelin më të ulët që prej marsit të vitit 2006.

    Një nga arsyet kryesore të rënies dramatike të euros është situata e rëndë politike dhe ekonomike që po kalon Greqia.

    Në këtë shtet ka gjasa që zgjedhjet të fitohen nga Syriza, një parti e majtë radikale e cila është euroskeptike.

    Edhe Angela Merkel tha se nëse Syriza fiton zgjedhjet, Gjermania është e gatshme ta lërë Greqinë jashtë eurozonës.