Euro 2016: 1500 tifozë nga Shqipëria në Beograd!

0

Federata Shqiptare e Futbollit e ka informuar Shoqatën e Futbollit të Serbisë se nuk do ta pranojnë propozimin e tyre që në ndeshjen kualifikatore në mes të dy shteteve të mos jenë prezentë tifozët.

Shoqata e Futbollit e Serbisë ka propozuar që ndeshja e 14 tetorit në Beograd dhe ajo e vitit të ardhshëm në Shqipëri të zhvillohen pa tifozë vizitues, për arsye sigurie.

Por, Armand Duka, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka deklaruar: “Një ndeshje pa tifozë humb emocionet e vërteta.”

Ai ka shtuar se “tifozët serbë do të mirëpriten në Shqipëri” për ndeshjen që do të zhvillohet atje në vitin 2015.

Federata Shqiptare e Futbollit ka thënë në një deklaratë se ka kërkuar biletat për ndeshjen në Beograd dhe ka kërkuar që autoritetet atje të “marrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e tifozëve të Shipërisë”.

Por, Shoqata e Futbollit e Serbisë ka deklaruar se “Federata Shqiptare e Futbollit, me vendimin për të sjellë tifozët e tyre në Beograd, merr përgjegjësi të plotë për sjelljet e tyre”.