Është duke u mbajtur konventa zgjedhore e degës së PSD-së në Ulqin

0

Sot në ora 11.00 filloi në sallën e madhe të Komunës së Ulqinit, filloi konventa e 8-të zgjedhore e Këshillit Komunal të Partisë Socialdemokrate në Ulqin.

Në konventë, përveç delegatëve dhe zyrtarëve të kësaj partie, ishin të ftuar edhe një numër i konsiderueshëm personalitetesh nga sferat te ndryshme të jetës politike she sociale të Ulqinit. Prezent ishin kryetarët e pothujase të gjitha partive politike që veprojnë në Ulqin, si dhe kryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe i PSD-së, Ranko Krivokapiq.

Fjalën përshëndetëse e mbajti ushtruesi i detyrës së kryetarit të Këshillit Komunal në Ulqin Skender Elezagiq, i cili në fjalimin e vet theksoi rolin që kjo parti ka pasur në aritjet madhore të vendit në këtë çerek shekulli.

Elezagiq në konventë u zgjodh kryetar i Këshillit Komunal të kësaj partie në Ulqin.

Pas tij fjalime përshëndetëse mbajtën edhe kryetarët e partive tjera të ftuar si mysafir; Fatmir Gjeka, Loro Nrekiq, Nazif Cungu, Mehmet Zenka, Amir Hollaj, Mehmet Bardhi dhe Andrija Qetkoviq.

Në fjalën e vet, kryetari i kësaj partie Ranko Krivokapiq, përmendi edhe kontributin e vazhdueshëm të pakicave në afirmimin e Malit të Zi si shtet qytetar dhe demokratik,sidomos atëherë kur këto ide ishin në kundërshtim me politikën zyrtare.

Ai theksoi rëndësinë dhe nevojën e përmirsimit të mëtejshëm të pozitave të pakicave , pa të cilat Mali i Zi as nuk do të ishte shtet i pavarur, si dhe punën e mëtejshme në stabilizimin e vendit drejt integrimeve euroatlantike.

Konventa zgjedhore më tej vazhdoi punën pa prezencën e mediave.