Enver Hoxhaj: Ratifikimi i demarkacionit në tetor

0

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se në javët e para të muajit tetor mund të pritet ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.
Ai tha se çështja e kufirit nuk është një çështje e hapur mes Malit të Zi dhe Kosovës si dy vende sovrane, por më shumë një çështje e brendshme në mes të pikëpamjeve të ndryshme që kanë partitë në opozitë dhe partitë të cilat e udhëheqin qeverinë.
“Mendoj që arsyet janë të shumta, por qëllimi i pjesëmarrjes sonë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme ka të bëjë me atë se si ne gradualisht ta integrojmë Kosovën në sistemin ndërkombëtar, ta bëjmë anëtare të OKB-së, siç thatë edhe ju, dhe kjo mund të arrihet përmes rritjes së numrit të njohjeve por edhe përmes anëtarësimit gradual në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Unë mendoj që një pjesë të madhe të shteteve ne kemi arritur që t’i bindim që ta njohin Kosovën, meqë Kosova deri më tash është njohur nga 112 vende, por gjatë këtyre ditëve në takimet që kryeministri Mustafa dhe unë kemi pasur me shumë vende jo njohëse, kemi marrë zotime që disa nga to do të marrin vendim pozitiv dhe do ta njohin Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur, kështu që presim që do të ketë lajme të mira” u shpreh Hoxhaj.