Emina Çunmulaj në mision humanitar në Tiranë

0

Modelja shqiptare nga Malësia, Emina Çunmulaj, asnjëherë nuk ngurron të mburret me prejardhjen e saj shqiptare.

Përvec kësaj, ajo shpeshherë bëhet promovuese e interesave të komunitetit shqiptar sa herë që i jepet mundësia.
Kësaj rradhe ajo ndodhet në një aksion humanitar në Tiranë në Institutin e fëmijëve me të meta në ndëgjim, në kuadër të projektit #WithINNocenceOn për të ndihmuar në klasën e artit.

Në postimin e saj në facebook Emina shprehet se këta fëmijë janë shumë të talentuar dhe se është shumë e lumtur që merr pjesë në një projekt të tillë.