Elda Kurti e KK “REI” shpallet kampione e Malit të Zi

0

Me 3 maj 2015 në Herceg Novi u mbajt Kampionati i Malit të Zi për Fatosa, Pioner dhe Shpresa, në të cilin garuesit e Klubit të Karatesë “REI”  u kurorëzuan me 14 medalje. Prej tyre 1 e artë, 2 të argjendta dhe 11 të bronzta.

Në këtë kampionat Klubi i Karatesë ,,Rei,,u paraqit me 14 garues.Titullin kampione e Malit të Zi e fitoi Elda Kurti, nënkampion të Malit të Zi u shpallën Admir Sella dhe Neqe Mollabeqiri.

Me medalje të bronzta në individuale dhe ekipore u shpallen këto garues: Elda Kurti,Sara Lukoviq, Suphije Vosha ,Dion Vukovic, Xhenis Caushi, Jovan Brajoviq, Denis Kahari, Leart Rexha, Neqe Mollabeqiri, Damir Subrahimoviq, Kerim Rashiti, Danilo Coguriq , Hamza Cobiq dhe Agim Baftijari.

Fitues të medaljeve të bronzta u korurëzuan dhe ekipet në kata.

Trajneret Nail Shilo Kurti, Gjovan Shkreli dhe Edmond Mehmedi përgëzojnë garuesit për rezulltatet e arritura,. Përsëri garuesit e Karate Club ”REI” vazhdojnë prej gare në garë të jenë ndër ekipet më të mira.