Ekspozita “Skënderbeu në sytë e fëmijëve”

0

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Shoqata “Art Dulcinium”, në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës – Ulqin, do të organizojnë ekspozitën figurative të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Ulqinit “Skënderbeu në sytë e fëmijëve”, të enjten, më 20 dhjetor 2018, ora 18.00, në Galerinë e Qendrës për Kulturë – Ulqin. 

Ekspozita organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.