Edith Durham: Zonjë britanike por me zemër shqiptare

0

Sonte, ne Galerin e Arteve, u mbajt mbrëmja përkujtimore me rastin e 70 vjetorit të vdekjes se shkrimtares,udhëtares,antropologes, por mbi të gjitha, mbrojtëses më të  palodhur të cështjes shqiptare, britanikes Edith Durham.

Njëkohësisht, u mbajt edhe përurimi i librit të mr.Medina Coba: “Edith Durham dhe shqiptarët”.

Edhe pse ka shumë mundësi që emri i kësaj ikone të shqipëtarve të mos tingullojë i njohur nga brezi e ri, është detyrë e cdo studiusi,artisti,shkrimtari apo qoftë edhe politikani, që të mos lejoje rënien në harresë të emrit të saj.

Sic tha edhe vetë nikoqiri i mbrëmjes, drejtori i Qendrës për kulturë dr. Nail Draga, kjo zonjë britanike nuk meriton vetëm që të përkujtohet me emra rrugësh apo me një bust të vogël, por ajo meriton një shtatore gjigande që ti përkujtojë kurdoherë shqiptarët për kontributin e saj.

Përvec z. Draga ne përurim folën edhe z. Mehmet Gëzhilli nga shtëpia botuese “Argeta” në Tiranë, prof. Refik Kadia, prof.dr. Jusuf Mustafaj nga Tetova si dhe vetë autorja e librit Medina Coba.

Ajo në fjalimin e saj falenderoj të pranishmit për pjesmarrjen dhe të gjithë ato që kishin mundësuar botimin e këtij libri.

Perurimi u shoqërua edhe me dy pika muzikore nga mjeshtri Mustaf Zhygjeli.

Të pranishmit, në fund, patën mundësine të shijojne edhe një koktej, dhe u larguan me shpresë se një ditë edhe  ndonje rrugë apo institucion i qytetit tonë do të mbajë emrin e kësaj zonje angleze.Edhe shtatore pse jo.

Pak kush e meriton atë më shumë se Edith Durham.