Edhe sivjet pa ullinj!

0

Edhe për të tretin vit rradhazi pronarët e ullishtave do të mbesin pa të ardhura nga kultivimi i ullinjve. Thatësia dhe temperaturat e larta kanë ndikuar që pemët e ullinjve edhe sivjet të prodhojnë vetëm 10% të kapacitetit të tyre. Ky fakt do të ndikojë në mungesën e vajit të ullirit dhe rritjen e çmimit të tij në treg.

Dr. Maksut Haxhibrahimi thotë për “Vijesti” se kjo do të ndikojë dukshëm në buxhetin e familjeve ulqinake të cilat janë mësuar me konsumin e vajit të ullirit.

Kryetari i Shoqatës së ullishtarëve Fikret Katana, thotë se e njëjta situatë është edhe në Kroaci dhe Shqipëri. Përsa i përket prodhimit, Katana tha se ai do të jetë në masën 10% nëse e lejojnë kushtet atmosferike.

Përsa i përket ullinjve në Valdanos, ato akoma nuk shfrytëzohen për shkak të arsyeve tashmë të njohura.