Edhe një tragjedi në Shtoj. Aksidentohet Nuo Selcanin

0

Në aksidentin rrugor i cili ndodhi sonte rreth orës 18.00 në Shtoj, gjeti vdekjen Nuo Selcanin (53), raporton portali “Vijesti”.

Selcanin u aksidentua pasi automjeti të cilin drejtonte u përplas me lopët që rëndom ndodhen në këtë rrugë edhe gjatë natës.

Nëse vazhdohet me këtë ritëm, bagëtitë në rrugën e Shtojit do të jenë arsyeja kryesore e vdekjes në Ulqin, duke i tejkaluar edhe sëmundjet e kancerit dhe ato kardiovaskulare.