Edhe një shqiptar vritet në Siri

0

Edhe një tjetër kosovar i cili po luftonte përkrah forcave të ISIS në Siri është vrarë gjatë javës së kaluar.

Basri Sylejmani, nga lagjja Kodra e Trimave, Prishtinë, është kosovari i radhës i cili është vrarë në Siri.

Burimi të Gazetës Express bëjnë të ditur se ai është vrarë javën e kaluar, gjatë bombardimeve të një kampi të ISIS’it në Siri.

Sipas të njëjtit burim, Sylejmani kishte lënë gruan e tij në Kosovë, për t’u bashkuar me forcat e ISIS në Siri. Ndërkohë gjatë qëndrimit të tij në atje, ai është martuar edhe një herë.

Sylejmani njihej si shok i ngushtë i Lavdrim Muhaxherit, njërit ndër pjesëtarët më të ekspoziar të ISIS-it. Kur raportohej për vrasjen e Lavdrimit, ai i demantonte raportimet, përmes rrjeteve sociale.