Themelohet partia e re në Ulqin

1

Sonte në lokalin “Primavera” me fillim në ora 19.00, u mbajt kongresi i partisë më të  re në Ulqin “Levizja qëndrore shqiptare për integrime”.

Kryetar i kësaj partie u zgjodh njëheresh edhe kandidati i vetëm dr. Isat Jakupi, kurse nënkryetarët do të jenë Hajro Lika dhe Selim Tula.

Delegatët zgjodhën këshillin qëndror dhe forumin rinor në krye të së cilit do të jetë Osman Mustafiq.

Dr. Jakupi është i njohur edhe më parë në skenën politike të Ulqinit. Dikur ishte këshilltar i Partisë së Prosperitetit Demokratik, pastaj anëtar i Lëvizjes për Ndryshime (Pokret za Promjene) nga e cila dha dorehëqjen. Mori pjesë edhe në zgjedhjet lokale në krye të listës së pavarur por nuk arriti ta kalojë cenzusin e votava të duhura për hyrjen në kuvendin lokal. Viti 2013 e gjeti si anëtar të Partisë Socialdemokrate, nga ku poashtu dha dorëheqjen pak para zgjedhjeve lokale të 26 janarit 2014.

Ai së shpejti paralajmëroi formimin e degës edhe në Malësi.

1 Koment

Comments are closed.