Edhe një dron. Tani para selisë së UEFA-s! (video)

0

Para selisë së UEFA-s në Nion, Zvicër, u mblodhën disa qindra shqiptarë, ku në shenjë proteste e lëshuan dronin, tani me flamurin shqiptar të bashkëngjitur në të, dhe jo atë të “Shqipërisë së Madhe”, siç ishte rasti me dronin në ndeshjen e fundit të luajtur në Beograd në mes të Shqipërisë dhe Serbisë.

Protesta u quajt “Krenarë kuq e zi”, dhe u protestua për shkak të vendimit të UEFA-s që ndeshjen e luajtur në mes të Serbisë dhe Shqipërisë për kualifikim në Kampionatin Evropian 2016 e regjistroi me rezultat 3:0 për Serbinë.

Për më shumë, ndiqni videot e bashkëlidhura.