E çuditëshme por e vërtetë. Interesim i madh i serbëve për pushime në Shqipëri

0

Gjithnjë e më shumë turistë serb po pushojnë në “vendin e shqiponjave”, kurse këto aranzhmane po i ofrojnë edhe agjencitë turistike të Serbisë. Për disa politika nuk është fare pengesë, raportojnë mediat serbe.

Në panairin e mbajtur para disa javëve në Beograd, ku prezent ishin edhe organizatat turistike nga Mali i Zi, vëmendja më e madhe ishte përqëndruar nga Shqipëria, shkruan Telegraf.

Arsyet, sipas tyre, jane të shumta dhe jo të rastësishme. Çmimet mjaft të volitëshme, bregdeti i bukur dhe i panjohur për serbët, ngjall tek ato ndjenjën avantureske.

Një shkak tjetër janë edhe çmimet e larta në tregjet e rajonit. Kroacia është pothuajse e paprekshme për buxhetin e shumë serbëve, poashtu edhe Greqia, me gjithë uljen e madhe të çmimeve, akoma nuk mund të quhet destinacion i lirë. Mali i Zi nga ana tjetër mendon se është Monako dhe rrezikon të humb një prej tregjeve më të rëndësishëm.

Sipas drejtoreshës së agjensisë turistike “Arriva” Gordana Angjeliq, interesim për Shqipërinë tregojnë veçanërish banorët e Beogradit, sidomos punonjësit e arsimit dhe të rinjtë.

Interesimin e madh e konfirmon edhe faqja zyrtare e agjensisë “Falcon” , ku në kategorinë “Vera 2015“, Shqipëria renditet para Malit të Zi dhe Greqisë.

Kjo agjensi ofron 7 netë në hotel me tre yje në Sarandë dhe një në Durrës, me mëngjes, si dhe shëtitje në qytet sipas programit, për vetëm 215 euro.

Është më se e qartë se edhe një lojtar me peshë po hyn në tregun turistik europian.