Dy tërmete në zonën e Podgoricës

0

Para një ore Podgorica u godit nga një tërmet me fuqi epiqendrale 3.9 ballë Rihter, njoftojnë nga Qendra Seizmologjike e Malit të Zi.

Epiqendra ishte 12 km në jug të Podgoricës në thellësi prej 18 km.

Në orën 16.08, po në të njëjtën epiqendër, u regjistrua edhe një tërmet më i lehtë me fuqi 2.6 ballë Rihter.

Sipas analizave, të dy këto tërmete nuk kanë pasur fuqi të shkaktojnë dëmtime.