Dy shpërthime në Tiranë. Nuk ka viktima

0

Farmacisë së babait të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i është vënë lëndë eksplozive gjatë natës.

Farmacia e Bashkim Tahirit ndodhet pranë Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës “Nënë Tereza” dhe mësohet se nga shpërthimi i tritolit ka pasur vetëm dëme materiale.

Tv A1 Report ka transmetuar se lënda eksplozive është vendosur në pjesën e jashtem të kondicionerit të farmacisë. Dyshimet e para janë se tritoli mund të jeté vënë për paralajmerim sepse po në të njejten kohë ai është vënë edhe pranë objektit të një shefi tjeter policie, Alfred Numanit.