Dy kryetarë me probleme të njëjta

5

Në shikim të parë, kryetarin e Romës Injacio Marinon dhe atë të Ulqinit Fatmir Gjekën, i bashkon vetëm fakti se janë në krye të dy qyteteve edhe asgjë më tepër.

Gjersa njëri ishte në krye të një prej metropoleve të Europës, tjetri ndodhet në krye të një metropole hallesh. Jashtë kësaj duket se nuk kanë asgjë të përbashkët.
Por kjo nuk është edhe krejt e saktë.

Rrjedhat politike por edhe një fenomen tejet i përhapur ka bërë që këto dy politikan të përballen edhe me probleme të ngjashme, e si rezultat ndoshta edhe me pasoja të njëjta.
Marino ra nën mëshirën e mediave dhe të opozitës kur u mësua për tejkalimin në masë të madhe të shpenzimeve të parapara me buxhet.
Ai u mbrojt se nuk kishte bërë asgjë të keqe dhe refuzoi të japë dorëheqjen, por nuk arriti të bind opinionin për arsyet e shpenzimeve të tilla.

Si pasojë humbi përkrahjen e kryeministrit Mateo Renci, me të cilin janë në një parti, dhe atë të këshilltarëve në kuvendin e Romës, të cilët për ta detyruar kryetarin të largohet dhanë dorëheqje kolektive.

Edhe pse për opinionin e Ulqinit kjo mund të duket joreale, edhe Gjeka shpejt mund të përballet me probleme të ngjajshme.
Këshilltarët e Kuvendit Komunal tashmë kanë përpara llogarinë përfundimtare për vitin 2014, ku sipas të dhënave që kemi publikuar deri tani, dhe atyre që do të publikojmë në të ardhmen, kryetari Gjeka ka tejkaluar dukshëm, e në disa raste edhe disa fish, shpenzimet e parapara me buxhet.

Mund të përmendim këtu si shembull shpenzimet e reprezentacionit të kryetarit të cilat arritën në 41.000 euro nga 18.000 të planifikuara, kurse të gjithë sekretarët bashkë (pa dallim partie) megjithë Kryetarin e Kuvendit, shpenzuan vetëm 6.000.
Ose shpenzimet për të punësuarit e kabinetit, nga 75.000 të parapara i kanë tejkaluar 100.000 euro.
E njëjta situatë me shpenzimet për media, material për zyra, e shumë e shumë të tjera.

Portali ynë mëson se disa këshilltarë të koalicionit janë shumë të indinjuar me këto fakte, dhe nëse kryetari Gjeka nuk ofron arsyetime të sakta për nevojshmërinë e këtyre shpenzimeve, ata nuk do ta votojnë llogarinë përfundimtare.
Kësaj i shtohet edhe problemi me ndërtimin e ashensorit në Kala në vendin e paraparë me projektin e miratuar nga komisioni që formoi vetë Gjeka.

Forca e Re Demokratike, partia më e madhe e koalicionit, ka deklaruar haptas se nuk do ta përkrah projektin i cili rrezikon hyrjen e Kalasë në UNESCO dhe cënon trashëgiminë historiko kulturore të qytetit.
I përballur me probleme të tilla, Gjeka shpejt mund ta shoh veten në pozicionin e Marinos.

Me një shumicë minimale në Kuvend, rebelimi i qoftë vetëm një këshilltari, si nga partnerët e koalicionit si nga partia e vet, do ta conte Ulqinin drejt zgjedhjeve të parakohëshme lokale.
Sa i përket partnerit më të vogël, URA, ose ish-Mali i Zi Pozitiv, nuk pritet që Gjeka të ketë probleme nga ana e tyre.
Sic edhe e kanë dëshmuar shpeshherë këto dy vitet e fundit, shqetësimi i tyre për korrupsionin, keqpërdorimin e pushtetit, nepotizmin, dhe dukuritë e tjera negative, u pengojnë vetëm kur kanë mikrofonin përpara, ose ndoshta vetëm kur janë në opozitë.

5 KOMENTET

  1. Problemi ma i madh i Forces isht qe nuk e ka kuptu ala qe isht pjese e pushtetit e nuk isht opozite.Zakonisht kta akuza duhet me i ba opozita e jo partite e koalicionit. Absolutisht nuk e perkrahi Gjeken per marrinat qe ka ba , por nese juve ju ka pengu qe ka abuzu me buxhetin pse atehere nuk keni tentu me e ndalu ose me dal haptas si parti e me e kundershtu , por dilni me media gjithe diten tuj pshty e tuj leh kunder Gjekes. Ne fund te fundit , nese aq shume ju pengon pse nuk e prishni koalicionin!!?

  2. Nuk eshte ne pytje aspak nese ky portal eshte ‘pjella Forces” apo jo, por nese ky portal mirret ne menyre te denje, konform etikes se mediave me dukurit e fenomenet shoqroro- politico-sociale apo jo?!
    Une e pergezoj kete portal sepse eshte me i avansuar se portalet tjera shqip qe merren me shqiptaret e Ulqinit dhe ne Malin e Zi. Ata te tjeret ne menyre selektive apo te cenzuruara ofrojne lajme, komente, opinione nga “analist te parapaguar” e disa tentojne te bejn lajme me ceshtje periferike duke mos lejuar komente fare.
    Korrupsioni dhe keqperdorimi me te gjitha format e veta jane ceshtje jetike per proceset shoqerore dhe kerkon perkushtim permanent. Keqperdorimi i 100 apo 1.000.000 euro eshte keqperdorim e jo “dramsa” te forces apo kujdo tjeter dhe si i till kerkon denim nga e gjithe shoqeria, perndryshe behemi bashkpjesemarrse te keti akti te shemtuar.
    Andaj. ftoje te gjithe ne debat te shendosht, pa inate, zili e huqe, te gjithe pamarrparasysh bindjet dhe perkatsine politike, lidhjet apo aftersine me figurat PUBLIKE, ne debat per te dal nga ky qorrsokak shoqeroro-politik qe po ngufat te gjitha sferat e jetes. Ne debat te cilin s’po e bejme dot!

  3. Nese e dini qe Fatmir Gjeka isht hajn pse kerkoni fajtor tjeter?!
    Thjesht duhet me ba me gisht drejt hajnit dhe me than haptas. Ky isht HAJN!

    Tana prallat tjera jane kurgja tjeter perpos arsyetim qe hajnin ta bam te ndershem.

Comments are closed.