Duhet të na vijë turp! Të gjithë në ndihmë për zonat e përmbytura, përvec Ulqinit.

0

Në të gjitha zonat mbrenda dhe jashtë Shqiperisë, keto ditë organizohen mbledhje të ndihmave për zonat e permbytura të Shqipërisë. Shkupi, Tetova, Kosova, Presheva, Bujanovci, sot edhe Tuzi, nga të gjitha vendet po dërgohen ndihma për ato që kanë humbur pothuajse cdo gjë. Nga cdo kënd përvec Ulqinit!

Ketu jo vetëm që nuk ka organizim të tillë, por dyshoj se ndokuj edhe i ka vajtur mendja ta organizojë. Ne shyqyr që kemi kafenete, thashethemet, politikën, se për gjërat që kanë rëndesi as që na bjen mend.

Mbajmë fjalime në shoqeri sikur vetëm ne lexojmë, dijmë të tallemi me të tjerët pa vënë re se jemi vetë për tu tallur, mburremi për patriotizëm vetëm me zhurmë, shesim mend me kokën bosh.

Ata që duhet të na prijnë në gjëra te tilla bëhen të gjallë vetëm kur ka zgjedhje, shoqëria civile duket se më tepër merret me thithjen e fondeve sesa shpërndarjen e tyre, e ne si popull kemi rënë në nivele që as katerkembshat të mos na kenë zili. Kam frikë se sikur eksodi i kosovarëve, në vend të vitit 1999 të nodhte tani, ajo pllaka e falenderimit nuk do të kishte vend para Komunës.

Jemi bërë shoqëri për tu pasur neveri.

Duhet të na vijë turp!