Drobniç thirri në takim partitë e pakicave

0

Shefi i Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Mitja Drobniç, u takua dje me përfaqsuesit e partive të popujve pakicë dhe Partisë Liberale.

Në takim ishin prezent përfaqsuesit e klubit të partive shqiptare (Forca dhe Alternativa Shqiptare), të HGI-së, Partisë Boshnjake dhe asaj Liberale.

Në takim u diskutua në lidhje me skenën politike në Mal të Zi, veçanërisht për respektimin e ligjit, ekonominë, arsimin por edhe zgjedhjet e rradhës.

Përfaqsuesit e partive politike e falenderuan Drobniç për interesimin dhe iniciativën për një takim të tillë.