Drejtpërsëdrejti nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit

0

Seanca e Kuvendit të Komunës së Ulqinit vazhon pas një pushimi prej rreth një ore.

Përkujtojmë që në seancë diskutohet lidhur me hipotekën për kredinë me vlerë 1.2 milion eur nga Atlas Banka për shlyerjen e pagave të punonjësve të Komunës dhe ndërmarrjeve të themeluara prej saj, si dhe lidhur me tenderin për shitjen e tokës ndërtimore në Pinjesh.

Opozita drejton kritika të ashpra kryetarit Gjeka i cili për shkak të një emisioni televiziv në Shkodër lëshon seancën e kuvendit në të cilën diskutohet për vënien në hipotekë të tokave dhe objekteve me vlerë prej 2.670.500euro në komunën e Ulqinit.

Debat të madhë shkakton edhe fakti që, kërkesa e Atlas bankës për hipotekë ishte toka ose objekti me vlerë 1.75 të vlerës totale të kredisë, derisa Komuna e Ulqinit e tejkalon këtë duke ofruar hipotekën me vlerë pre 2.23 të vlerës së kredisë, dmth bankës i ofrohen 500.000 euro më shumë se që kërkohet dhe këtë në bazë të vlerësimeve që ka bërë vetë banka.

Nga UDSH gjithashtu paralajmron që, duke marrë parasysh gjendjen finaciare në Koomunën e Ulqinit, nga kredia në fjalë nuk do të mund të paguhen as nga dy rroga punonjësve të Komunës.